financimi i startupeve eshte pergjysmuar ne 2023 ne europe 6565ac68e8bf9

Financimi i startupeve është përgjysmuar në 2023 në Europë

November 28, 2023
1 minut lexim

Kapitali i përgjithshëm i investuar në startupet teknologjike Europiane pritet të bjerë në 45 miliardë dollarë këtë vit, një tkurrje me 55 përqind nga 2021 kur volumi i investimeve kapërceu 100 miliardë dollarë për herë të parë sipas Atomico.

Në 2022 kapitali i investuar në Europë ishte 82 miliardë dollarë. “Disa startupe do të shohin vlerën e tyre të bjerë nën 1 miliardë dollarë,” tha Tom Wehmeier, partner në Atomica.

Në 5 vitet e fundit mes 2018-2022, një total prej 257 kompanish kapërcyen vlerën 1 miliardë dollarë. Rreth 150 prej tyre arritën këtë vlerë gjatë periudhës 2021-2022.

Raundet e financimit në Europë do të jenë 18 përqind më të larta krahasuar me 2020, një vit përpara se investimet teknologjike të shënonin një boom në 2021.

Atomico pret që numri i startupeve të fazave të hershme të rritet mbi 66 mijë në 5 vitet e ardhshme. Aktualisht kjo shifër është 41 mijë. Ndërkaq startupet të cilat kanë ngritur investime të paktën 20 milionë dollarë, do të dyfishohen në 8 mijë përgjatë të njëjtën periudhë.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

turkiye hedh hapa per rritjen e mbeshtetjes humanitare per gazen 6565abbdd34fa
Story i mëparshëm

Türkiye hedh hapa për rritjen e mbështetjes humanitare për Gazën

paris 6 ish nxenes dalin ne gjyq per rastin e vrasjes se mesuesit 6565acaa258f5
Story i radhës

Paris, 6 ish-nxënës dalin në gjyq për rastin e vrasjes së mësuesit

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
ShkoLartë