finalja e pare per ne boteror fshf e nis shortin per biletat e ndeshjes poloni shqiperi 69b81e2ab2ac0

Finalja e parë për në Botëror, FSHF e nis shortin për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 16, 2026
1 minut lexim

Federata e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për shortin e biletave për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kampionatit Botëror 2026, që do të luhet më 26 mars në Varshavë.

FSHF shkruan se të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut Shorti për aplikimin e biletave Poloni – Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si për blerjet e mëparshme online.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka shpjeguar hapat e aplikimit.

Njoftimi i FSHF-së

Si të aplikoni:

Të gjithë tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale ose duke përdorur një llogari ekzistuese. Çdo individ do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë.

Afatet dhe procesi i përzgjedhjes:

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues.

Blerja dhe marrja e biletave:

Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen përmes email-it, ku do të marrin një link të personalizuar për të përfunduar pagesën e biletave.

Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve nga momenti i marrjes së njoftimit.

Pas përfundimit të pagesës, tifozët fitues do të marrin një link përkatës për të aksesuar biletat e tyre.

Biletat do të jenë të disponueshme për shkarkim në aplikacionin zyrtar “Mobilny System Biletowy”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tensionohet situata ne oscar mes kylie dhe timothee 69b81812e48bd
Lajmi i mëparshëm

Tensionohet situata në “Oscar” mes Kylie dhe Timothee?

te normalizojme marredheniet me rusine zyrtaret evropiane kritikojne kryeministrin belg mesazh dobesie 69b81f1b0c99d
Lajmi i radhës

“Të normalizojmë marrëdhëniet me Rusinë” – Zyrtarët evropianë kritikojnë kryeministrin belg: Mesazh dobësie!

Të fundit nga

ShkoLartë