finalja e euro 2028 do te zhvillohet ne wembley 69151a93d72ef

Finalja e Euro 2028 do të zhvillohet në Wembley

November 13, 2025
1 minut lexim

Stadiumi ”Wembley” në Londër do të jetë arena që do të presë finalen e Kampionatit Europian “EURO 2028”, e planifikuar të zhvillohet më 9 korrik 2028.

Cardiff do të presë ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2028, e cila do të zhvillohet me 9 qershor, raporton Reuters.

Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda, do të jenë organizatore të Euro 2028, duke përfshijë 51 ndeshje që përfshijnë 24 kombëtare.

Kampionati do të zhvillohet në nëntë stadiume në tetë qytete, duke përfshirë edhe Birminghamin, Dublinin, Glasgoun, Liverpoolin, Mançesterin dhe Newcastlein.

Gjysmëfinalet dhe një çerekfinale do të zhvillohen gjithashtu në Wembley, ndërsa ndeshjet e tjera të tetë finaleve do të zhvillohen në Dublin, Glasgow dhe Cardiff.

Ndeshjet në raundin e 16-të do të shpërndahen në të gjitha stadiumet pritëse, me përjashtim të Wembley-t. Kombet pritëse që kualifikohen direkt për turneun do t’i shohin ndeshjet e tyre të fazës së grupeve të luajtura në shtëpi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo vetem ecje ne bulevard kellici tregon si pritet te jete protesta e opozites 69151a34e86af
Lajmi i mëparshëm

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

pati tre femije dhe grua u perfshi ne jeten e daorses miku i saj rrefen kercenimet dhe shantazhin nga i dashuri i 24 vjecares qe vdiq tragjikisht ne tetove 69151aa093e08
Lajmi i radhës

“Pati tre fëmijë dhe grua u përfshi në jetën e Daorsës” – Miku i saj rrëfen kërcënimet dhe shantazhin nga i dashuri i 24-vjeçares që vdiq tragjikisht në Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë