fillon rikonstruksioni i aeroportit te ohrit 69c8fb2d2cb24

Fillon rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit

March 29, 2026
1 minut lexim
aeroportiiohrit

Sot fillon rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e parë më të madh të aeroportit që nga ndërtimi i tij në vitin 1952. Ndërhyrjet e fundit më të vogla janë realizuar gjatë modernizimit në vitin 2011.

Sipas autoriteteve, projekti do të mundësojë përmirësimin e kushteve për udhëtarët dhe rritjen e numrit të fluturimeve. Ministri Nikolloski theksoi se objekti deri vonë nuk ka qenë plotësisht i legalizuar, gjë që ka paraqitur pengesë për zhvillim.

Aktualisht, aeroporti i Ohrit operon me dhjetëra destinacione, kryesisht sezonale, drejt qyteteve evropiane.

Me rikonstruksionin pritet që aeroporti të shndërrohet në një pikë më të rëndësishme turistike dhe transportuese në rajon, duke tërhequr linja të reja ajrore dhe duke rritur atraktivitetin e qytetit për vizitorët e huaj.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vritet ne sulmet ajrore shkencetari iranian pergjegjes per programin berthamor 69c8fa43c5116
Lajmi i mëparshëm

Vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian, përgjegjës për programin bërthamor

InShot 20260329 121317795
Lajmi i radhës

Ndërron jetë mësuesi Hazbi Topojani nga Shkupi

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet
ShkoLartë