fillon faza e zbatimit konkret te strategjise 2025 2028 per hetime financiare dhe konfiskim te pasurise ne rmv 6995cdfc6fcc1

Fillon faza e zbatimit konkret të Strategjisë 2025–2028 për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë në RMV

February 18, 2026
1 minut lexim

Pas mbledhjes konstituive të Këshillit Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, të mbajtur më 2 shkurt 2026, sot shënohet hyrja në fazën vendimtare të zbatimit konkret të Strategjisë për periudhën 2025–2028 dhe Planit të Veprimit 2025–2026, njoftojnë nga kabineti i zv. kryeministrit Arben Fetai.

“Me Vendimin e Qeverisë të datës 9 shtator 2025 dhe me emërimin e anëtarëve më 28 tetor 2025, është konsoliduar struktura e plotë institucionale për koordinimin dhe monitorimin e kësaj strategjie.

Megjithatë, siç theksoi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, struktura në vetvete nuk prodhon rezultate, rezultatet arrihen përmes veprimit të koordinuar, përgjegjësisë së qartë institucionale dhe llogaridhënies konkrete.

Këshilli Nacional përcakton drejtimin politik, ndërsa Komisioni Nacional ka për detyrë të sigurojë që ky drejtim të përkthehet në rezultate të matshme në praktikë. Raporti i parë vjetor evidenton progres normativ, por faza aktuale kërkon angazhim të shtuar operacional, disiplinë në raportim dhe reagim tëmenjëhershëm ndaj pengesave sistemike.

Në këtë kontekst, Komisioni Nacional do të funksionojë si mekanizëm aktiv i zbatimit dhe monitorimit, me fokus në:

-zbatimin e plotë të përgjegjësive institucionale;

-identifikimin dhe adresimin e pengesave reale në sistem;-raportim me integritet, transparencë dhe pa kalkulime politike;

-ndërhyrje të menjëhershme në rast vonesash apo mungese kapacitetesh”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, theksojnë nga atje, u promovua dokumenti i përgatitur në bashkëpunim me United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC), “Checklist për lehtësimin e kthimit të pasurisë”, si instrument praktik për standardizimin dhe fuqizimin e proceseve të rikuperimit të aseteve. Ky dokument përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të kapaciteteve teknike dhe harmonizimit me standardet ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeministri e quan te mireseardhur konsolidimin e vlen it ne nje parti politike 6995c7a2dd083
Lajmi i mëparshëm

Kryeministri e quan të mirëseardhur konsolidimin e VLEN-it në një parti politike

kylie jenner dhe timothee chalamet nje kontrate martese prej 100 milione dollaresh 6995d03669c3f
Lajmi i radhës

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, një kontratë martese prej 100 milionë dollarësh?

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë