fiksimi i igli tares drejtori i milanit pershpejton gjithcka per ish lojtarin qe reali kerkon 50 6953111364dc0

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon… 50%

December 30, 2025
1 minut lexim

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet maksimalisht nga drejtori i Milanit, që kërkon ta bashkojë me skuadrën para verës ku ekipe të tjera si Interi do të futen në garë.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Lacion, për këtë presidenti Lotito nuk do të nxitohet. Fakt është se Lacio pretendon një shumë të konsiderueshme, pasi Real Madrid ka luajtur 50% të kartonit në rast rishitje.

Fakt është se Gila qëndron me Lacion prej vitit 2022. Prej atëherë ka kaluar 100 ndeshje zyrtare.

Milani do të përforcohet në mbrojtje me siguri, por po ashtu edhe në sulm. Klubi bëri mirë në pjesën e parë të sezonit dhe objektiv mbetet pjesëmarrja në zonën Champions.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama eshte kryekazani me i turpshem ne historine e shqiperise nesho belinda me e aferta e tij shteti ka rene 695310b7bf9ef
Lajmi i mëparshëm

“Rama është kryekazani më i turpshëm në historinë e Shqipërisë”/ Nesho: Belinda më e afërta e tij, shteti ka rënë

vlore vazhdon kriza e ujit vijne fashetat nga turqia por qyteti po shkon drejt dites se peste pa furnizim 695311c5582e6
Lajmi i radhës

Vlorë, vazhdon kriza e ujit/ Vijnë fashetat nga Turqia, por qyteti po shkon drejt ditës së pestë pa furnizim

Të fundit nga

ShkoLartë