FIFA ul ndjeshëm çmimet e biletave për ndeshjet gjysmëfinale në SHBA

July 6, 2025
1 minut lexim

Interesimi më i ulët seç pritej për disa ndeshje të Kupës së Botës për Klube ka shtyrë FIFA-n të bëjë ndryshime të mëdha në politikën e çmimeve të biletave për fazën gjysmëfinale të turneut.

Ndeshja mes Chelseat dhe Fluminenses, që zhvillohet të martën në stadiumin “MetLife” në New Jersey, do të ketë një ulje drastike të çmimit të biletave standarde.

Nga gati 474 dollarë, sa ishte çmimi javën e kaluar, tani ato kushtojnë vetëm 13.40 dollarë, sipas agjencisë AP.

Për ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit, që luhet të mërkurën në të njëjtin stadium, çmimi më i lirë i biletës është vendosur në 199.60 dollarë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Grykëderdhja e Vjosës/ Atraksioni unik për aventurierët në Vlorë

Të fundit nga

Promovim i automjeteve kundër zjarreve në Krivollak

2 Shkup, 6 korrik – Në poligonin e armatës “Krivollak” sot do të prezantohen automjetet kundër-zjarreve. Në promovim, siç është paralajmëruar do të marrë pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.  Mickoski në fillim
ShkoLartë