Drejtori Ekzekutiv në Agjensinë për sport!, Fidan Shatri, përmes një shkrimi tregon për rritjen e buxhetit për sportin e Kosovës.
Sipas tij, MKRS ka rritur ndjeshëm buxhetin për sportin e Kosovës po ashtu ka treguar dhe pagat në totalin mujor sa e kap për 107 punonjës në 40 federata.
“Gjatë viteve të fundit Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka rritur në mënyrë të ndjeshme buxhetin për sportin duke mundësuar që përveç mbështetjes për aktivitete sportive të sigurohet edhe stabilitet financiar për federatat në aspektin administrativ.

Grafika
Përmes politikave të saj MKRS synon profesionalizimin dhe forcimin e kapaciteteve organizative të federatave në mënyrë që ato të funksionojnë me standarde më të larta menaxheriale dhe të përmbushin kriteret e Ligjit për Sport.
Sipas të dhënave të vitit aktual:
107 punonjës në 40 Federata të Licencuara (sekretarë dhe zyrtarë të tjerë administrativ të rregullt) marrin paga mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Shuma totale mujore e pagave: 61,514.45 €.
MKRS me mbështetje të drejtpërdrejtë, kontribuon në zhvillimin e sportit dhe forcimin e administrimit të tij në vendin tonë.
Me Rregulloren e re për Financimin e Federatave Sportive do të rregullohet edhe nivelizimi i pagave sipas pozitave në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me fondet që federatat, organizatat sportive përdorin për administratën me fonde nga buxheti i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shatri në profilin e tij në facebook.
Burimi: botasot.info


