fia shkualifikon zyrtarisht piastrin dhe norrisin 69230e744a777

 FIA shkualifikon zyrtarisht Piastrin dhe Norrisin

November 23, 2025
1 minut lexim

FIA ka rihapur plotësisht llogaritë e titullit kampion për pilotë në Formula 1.

Pas garës së sotme të Las Vegasit, ku Lando Norris u rendit i dyti dhe Oskar Piastri i katërti,

FIA zbuloi se të dy makinat nuk përmbushnin trashësinë minimale të pllakës së poshtme të pasme.

Për këtë edhe i ka skualifikuar zyrtarisht, ndërsa përfiton Vershtapen, që e mbylli si vend i parë.

Tejkalimi i pjesës në fjalë, që kontrollohet në disa pika të dyshemesë, përfundoi me skualifikim. Pikërisht kështu kishte ndodhur më parë me Hamilton dhe Hulkenberg.

Skualifikimi nga gara e funditt ka ndryshuar tërësisht situatën në renditje. Norris ka humbur 18 pikët e vendit të dytë dhe Piastri 12 pikët e vendit të katërt.

Kjo e mban Norris me 390 pikë, ndërsa Piastri dhe Vershtapen janë barazuar me nga 366 pikë.

Holandezi Vershtapen është tashmë vetëm 24 pikë larg Norrisit kryesues, ndërsa në lojë mbeten 58 pikë.

Pasi është dominuar një edicion i plotë, tashmë rrezikohet që si Norris dhe Piastri të mbeten pa titull. Aty për të përfituar ndodhet Vershtapen, që ka mundësinë në dy garat dhe sprintin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levizte i armatosur kapet ne flagrance dhe arrestohet 57 vjecari ne fier i denuar me pare per vrasje 69230e16da16c
Lajmi i mëparshëm

Lëvizte i armatosur, kapet në flagrancë dhe arrestohet 57-vjeçari në Fier, i dënuar më parë për vrasje

shefi eshte vuciq ramadani zberthen rolin e radoiciqit ne sulmet ndaj kosoves 69230e830b713
Lajmi i radhës

“Shefi është Vuçiq” – Ramadani zbërthen rolin e Radoiçiqit në sulmet ndaj Kosovës

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë