fetai prespa dollneni manastiri dhe krusheva kater shtabe te fitores se vlen 68bd7c1eba0c3

Fetai: Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN

September 7, 2025
1 minut lexim

Arben Fetai

Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN të hapura brenda një dite të ngjeshur.

Nisëm nga Prespa, aty ku trashëgimia shqiptare është pjesë e jetës së përditshme. Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve.

Në Manastir, Qytetin e Alfabetit, folëm për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë. Mesazhi ishte i qartë, vetëm të bashkuar mund ta garantojmë fitoren.

Në Dollnen u takuam me njerëz punëtorë e mikpritës, dhe së bashku ngritëm shtabin zgjedhor duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islamit.

Dita u mbyll në Krushevë, vend i qëndresës dhe sakrificës, ku hapëm edhe një shtab tjetër të fitores. Një përmbyllje domethënëse e një dite që tregoi qartë se rruga jonë është e drejtë dhe e pandalshme.

Mbështetja po vjen nga kudo që flitet shqip. Rruga që nisëm vitin e kaluar është shndërruar në një lëvizje të madhe për ndryshim, që është garanca e fitores së shqiptarëve më 19 tetor.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

asnjehere me futbollistet sjan tipi im miss italia cristina chiabotto ne nje rrefim ndryshe 68bd77f42b4db
Lajmi i mëparshëm

“Asnjëherë me futbollistët, s’jan tipi im”/ Miss Italia Cristina Chiabotto në një rrëfim ndryshe

mexhiti shpalosi vizionin per efikasitetin energjetikfasada energjetike per cdo ndertese ne cair 68bd893117450
Lajmi i radhës

Mexhiti shpalosi vizionin për efikasitetin energjetik:Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë