festa e poem ben bashke ledrin dhe saren 6a21137b69ba8

Festa e Poem bën bashkë Ledrin dhe Sarën

June 4, 2026
1 minut lexim

Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë lënë pas çdo gjë për t’u bashkuar në një ditë tejet të rëndësishme për vajzën e tyre, Poem Blu.

Ish-çifti kanë shoqëruar të voglën e tyre 5-vjeçare në programin festiv të organizuar për përfundimin e vitit shkollor.

Prindërit kanë ndarë momente mjaft të ëmbla në rrjetet e tyre sociale, duke treguar mbështetjen e pakursyer për Poem në këtë ditë të veçantë.

Image

Sara dhe Poem

Në foton e publikuar nga Sara në Instastory, shihet e vogla duke i dhuruar një puthje të ngrohtë në faqe mamasë së saj, teksa shihet e veshur me kostumin e shfaqjes.

Nga ana tjetër, edhe Ledri ka ndarë një imazh tejet prindëror. Ai shfaqet me një buzëqeshje të madhe teksa mban në krahë Poem, duke treguar qartë krenarinë dhe lumturinë e tij si baba në këtë moment të rëndësishëm.

Image

Ledri dhe Poem

Edhe pse rrugët e tyre si çift kanë përfunduar, dyshja dëshmon edhe një herë se prioriteti i tyre absolut mbetet lumturia dhe rritja e vajzës, duke u gjendur pranë saj së bashku në çdo hap të rëndësishëm të fëmijërisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a mund te mbijetoje diplomacia mes krizes se vazhdueshme ne lindjen e mesme 6a2112b0e18be
Lajmi i mëparshëm

A mund të mbijetojë diplomacia mes krizës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme?

Të fundit nga

ShkoLartë