fernando torres do te doja nje dite te drejtoja atletico madridin 694128b331d9f

Fernando Torres: Do të doja një ditë të drejtoja Atletico Madridin

December 16, 2025
1 minut lexim

Legjenda e Atletico Madridit, Fernando Torres, po shijon fazën e re të karrierës së tij si trajner i ekipit rezervë të “Rojiblancos”, teksa nuk e fsheh dëshirën që një ditë të marrë drejtimin e ekipit të parë.

Ish-sulmuesi spanjoll, i cili u shndërrua në një yll global të futbollit pikërisht me fanellën e Atleticos, vazhdon të gëzojë respektin dhe admirimin e tifozëve të klubit ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Në një intervistë për “Onda Cero”, Torres u shpreh hapur për ambicien e tij, duke theksuar gjithsesi besimin dhe mbështetjen e plotë për trajnerin aktual, Diego Pablo Simeone.

“Shpresoj që një ditë ata të më zgjedhin mua për Atleticon, nëse lind mundësia. Vetëm me punë të palodhur kjo mund të bëhet realitet. Për momentin jam i përqendruar te seanca stërvitore e nesërme. Ne tifozët e Atleticos jemi shumë të kënaqur me trajnerin tonë aktual, ‘Cholo’”, tha Torres.

Torres, i njohur ndryshe si “El Nino”, shihet nga shumë tifozë dhe analistë si një kandidat i natyrshëm për të pasuar Simeonen në të ardhmen, falë lidhjes së fortë emocionale me klubin dhe njohjes së thellë të ADN-së së Atletico Madridit.

Për momentin, ish-kapiteni i Spanjës mbetet i fokusuar në zhvillimin e brezit të ri, duke ndërtuar gradualisht profilin e tij si trajner brenda strukturave të klubit madrilen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adriatik lapaj lajmeron proteste masive me 20 dhjetor kerkohet doreheqja e rames 694128547b0db
Lajmi i mëparshëm

Adriatik Lapaj lajmëron “protestë masive” më 20 dhjetor, kërkohet dorëheqja e Ramës

protesta e fermereve greke policia kufitare lajmeron bllokimin e aksit rrugor kakavije janine per 3 ore 6941296540294
Lajmi i radhës

Protesta e fermerëve grekë, policia kufitare lajmëron bllokimin e aksit rrugor Kakavijë-Janinë për 3 orë

Të fundit nga

ShkoLartë