fernandes thumbon liverpool in pas fitores ne anfield 68f6abf8bd262

Fernandes ‘thumbon’ Liverpool-in pas fitores në ‘Anfield’

October 20, 2025
1 minut lexim

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka zbuluar pas fitores 2-1 ndaj Liverpoolit në “Anfield” se mënyra se si skuadra e tij u paraqit në fushë ndikoi drejtpërdrejt në tensionin mes lojtarëve vendas dhe tifozëve të tyre.

Disfata ishte e katërta radhazi për Liverpoolin, ndërsa për Manchester United ishte një fitore e madh në një nga stadiumet më të vështira në Angli.

Duke folur pas ndeshjes, Fernandes theksoi se strategjia e United kishte për qëllim ta prishte ritmin e zakonshëm të Liverpoolit.

“Gjatë pjesës së parë e dinim që ata ishin nën presion sa herë kishin topin. Tifozët e tyre po i vendosnin në vështirësi, sepse i fishkëllenin pak që të luanin më shpejt — dhe kjo është mënyra si Liverpooli pëlqen të luajë,” tha portugezi.

Sipas tij, United e shfrytëzoi këtë situatë për të kontrolluar ndeshjen dhe për të gjetur hapësira vendimtare.

“Ne donim ta ngadalësonim lojën e tyre, sepse kjo do të na krijonte hapësira të mëdha në qendër. Dhe i shfrytëzuam ato. Me topin, luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën mund të kishim bërë edhe më mirë”, theksoi portugezi.

Fitorja në “Anfield” forcon pozitën e Manchester United dhe sjell një frymë të re besimi në skuadër, ndërsa tensioni në kampin e Liverpoolit vetëm sa është thelluar pas serisë së humbjeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

njehere portokall me ed ramen njehere pica me veliajn shehi flor binaj eksperiment i pd 68f6ab94d92f3
Lajmi i mëparshëm

“Njëherë portokall me Ed Ramën, njëherë pica me Veliajn”, Shehi: Flor Binaj eksperiment i PD

e kemi perkrahjen e plote te kurtit meholli shpall koalicionin vv ldk ne vushtrri 68f6ac0f7c721
Lajmi i radhës

“E kemi përkrahjen e plotë të Kurtit” – Meholli shpall koalicionin VV–LDK në Vushtrri

Të fundit nga

ShkoLartë