fermeret greke protestojne ne athine per vonesat ne pagesat e subvencioneve 698fa1031e23e

Fermerët grekë protestojnë në Athinë për vonesat në pagesat e subvencioneve

February 14, 2026
1 minut lexim

Fermerët grekë kanë hyrë me traktorë në sheshin Sintagma në qendër të Athinës në shenjë proteste, duke kërkuar pagesat e vonuara të subvencioneve dhe masa ligjore për uljen e kostove të prodhimit, teksa hetimet për një skandal të dyshuar korrupsioni të lidhur me stimuj shtetërore kanë ndërprerë shpërndarjen e subvencioneve.



Fermerët, të cilët prej javësh kanë bllokuar rrugë në pjesë të ndryshme të vendit për të shtyrë përpara kërkesat e tyre, pas mbërritjes në kryeqytet u mblodhën para ndërtesës së parlamentit.

Ata bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pagesave të vonuara për shkak të hetimeve në vazhdim mbi parregullsitë në skemat e mbështetjes shtetërore, si dhe për reforma që synojnë uljen e shpenzimeve në rritje të prodhimit.

Punonjës nga sektori publik dhe privat, grupe studentore dhe disa organizata të shoqërisë civile iu bashkuan protestës në mbështetje të fermerëve.

Në demonstratën në sheshin Sintagma mori pjesë edhe Dimitris Koutsoumpas, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sali nese ka rikonstruim te qeverise pse te kete zgjedhje te parakohshme 698fa0d680bef
Lajmi i mëparshëm

Sali: Nëse ka rikonstruim të Qeverisë, pse të ketë zgjedhje të parakohshme?!

provimi i jurisprudences ne shqip sali jemi te obliguar te gjejne menyren dhe ti ndihmojme studentet 698fa6fe78be3
Lajmi i radhës

Provimi i jurisprudencës në shqip, Sali: Jemi të obliguar të gjejnë mënyrën dhe t’i ndihmojmë studentët

Të fundit nga

ShkoLartë