femijet jane me zgjebe dyshimet se braktisi tre te miturit blerina basha kishte refuzuar bashkimin me ish burrin ne ital 6964dcfc24142

“Fëmijët janë me zgjebe!”- Dyshimet se braktisi tre të miturit, Blerina Basha kishte refuzuar bashkimin me ish-burrin në Ital

January 12, 2026
min lexim

Ngjarja e tre fëmijëve të mitur të dyshuar si të braktisur në qytetin e Durrësit ka tronditur opinionin publik. Ka qenë një denoncim i gjyshes së fëmijëve të mitur të cilët jetonin vetëm në një shtëpi të të mbuluar ka papastërtia.

Fëmijët e vegjël sipas autoriteteve ishin prekur nga sëmundja e zgjebes, ndërkohë që banesa e tyre ishte

Korrespondentja e Durrësit, Klodiana Haxhiaj mëson se në vitin 2025, ish-burri i Blerina Bashës, nënës së tre fëmijëve, i ka propozuar kësaj të fundit të bashkohen për të shkuar në Itali dhe për të marrë me vete edhe të miturit.

Mësohet se fillimisht ajo ka pranuar dhe ka bërë dokumentet e fëmijëve për t’i regjistruar në shkollë në Itali në muajin shtator 2025. Por burimet bëjnë me dije se Blerina Basha i ka thënë se nuk mund të qëndronte në Itali dhe është kthyer në Shqipëri, duke lënë fëmijët tek ish-bashkëshorti për tre muaj.

“Qëndro këtu, nuk mund t’i mbaj vetëm”, mësohet se i ka thënë ai nënës së fëmijëve, Blerinës.

Më pas Blerina ka qëndruar tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe i ka marrë fëmijët nga Italia dhe është kthyer në Durrës.

Mësohet se të dy ata kanë diskutuar që babai të kujdesej për fëmijët në Itali, por duke qenë se Blerina Basha ka pretenduar se nuk mund të qëndronte larg, i ka marrë dhe i ka regjistruar në shkollë në Shqipëri. Në nëntor 2025, shkolla ka njoftuar për dy djemtë që nuk shkonin në shkollë, sepse nëna nuk kishte mundësi t’i çonte.

Raportohet se fëmijët kishin rezultuar të prekur nga zgjebja dhe është kjo i është komunikuar nënës së tyre, ndërsa shkolla i ka kërkuar ndihmë bashkisë për shërbimet sociale që të merren masa për rastin.

Vetë nëna e fëmijëve, është shprehur se pasi është kontaktuar nga shkolla lidhur me gjendjen e fëmijëve, u ka thënë se nuk ka mundësi që të kujdeset për ta e vetme dhe se i duhej të punonte.

“Me thirrën në shkollë lidhur me mungesën e fëmijëve dhe u kam thënë që nuk kam mundësi ekonomike të mëdha për t’u kujdesur vetëm unë. Nëse ju më ndihmoni me shërbimet sociale, unë qëndroj, por në kushte të tjera që nuk mund të më ndihmoni konkretisht, do të më duhet të punoj.

Unë nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të qëndroja me dikë me të cilin jam ndarë. Ai më ka dhënë 180 mijë lekë të vjetra ndihmë për 3 fëmijët. Nuk më dilte që të mos shkoja në punë”, është shprehur Blerina Basha.

Ndërkohë, prindërit e Blerinës raportohet se jetojnë në Francë dhe nuk ka asnjë nga familjarët e saj që të kujdeset për fëmijët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje 55 vjecar nga kumanova gjate nje tentative vjedhjeje ne nje dyqan 6964cfb790051
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një 55-vjeçar nga Kumanova gjatë një tentative vjedhjeje në një dyqan

barcelona merr nje oferte prej 60 milione eurosh per yllin e tyre nga klubi anglez 6964dd57488f5
Lajmi i radhës

Barcelona merr një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e tyre nga klubi anglez

Të fundit nga

ShkoLartë