felix diogo jota do te mbetet pergjithmone pjese e historise se futbollit 68a365344bfcd

Felix: Diogo Jota do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit

August 18, 2025
1 minut lexim

“Diogo do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së futbollit” ka thënë Joao Felix, i cili nuk e ka fshehur dhimbjen për humbjen e shokut të tij të ngushtë në Kombëtaren e Portugalisë, Diogo Jota.

Sulmuesi i Liverpool kishte humbur jetën më 3 korrik, në moshën njëzet e tetë vjeçare, së bashku me vëllain e tij Andre Silva, pasi makina e tyre kishte dalë nga rruga në veri të Spanjës.

Vetëm njëmbëdhjetë ditë para aksidentit, Jota ishte martuar me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij. 

“Diogo për mua ishte një nga miqtë më të mirë në kombëtare. Ishim gjithmonë pjesë e një grupi të vogël që qëndronte bashkë. E njihja familjen e tij, veçanërisht prindërit ,një familje e jashtëzakonshme. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. Çdo herë që të dalim në fushë, do ta kujtojmë dhe do të luajmë edhe për të”, ka thënë Felix. 

Aktualisht, Felix është në Hong Kong me klubin e tij të ri, Al Nassr, ku u bashkua me Cristiano Ronaldo muajin e kaluar pas transferimit nga Chelsea.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

photo output 16
Lajmi i mëparshëm

Arkitekti Bajram Vardar do të bëj Master Planin për zhvillimin e Çairit (VIDEO)

reagon bajqinovci opozita i ka gjykatat ne dore por kurre vullnetin e popullit 68a36540a4ce5
Lajmi i radhës

Reagon Bajqinovci: Opozita i ka gjykatat në dorë, por kurrë vullnetin e popullit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë