felipe massa ne gjyq kerkon titullin e vitit 2008 dhe 73 milione euro demshperblim 6902a5a36760c

Felipe Massa në gjyq; kërkon titullin e vitit 2008 dhe 73 milionë euro dëmshpërblim

October 30, 2025
1 minut lexim

Ish piloti Brazilian Felipe Massa këtë të mërkurkë kërkoi titullin botëror të 2008 dhe një dëmshpërblim prej 73 milionë eurosh për dëmin që iu shkaktua nga ‘crashgate’ në Çmimin e Madh të Singaporit të atij viti.

E gjithë kjo histori nisi kur Nelson Piquet Jr me Renault u përplas në kthesën 15 të pistës, kjo solli ndërhyrjen e makinës së sigurisë dhe nga kjo përfitoi Fernando Alonso që fitoi garën. Në të njëjtën garë, Hamilton që ishte me McLaren u rendit I treti, ndërsa Massa mbeti jashtë zonës së pikëve. Muaj më vonë, braziliani humbi titullin kundrejt britanikut me vetëm 1 pikë, pas parakalimit të famshëm të Hamilton ndaj Timo Glock në kthesën e fundit të pistës Interlagos në Brazil

Massa, tashmë 44 vjec, akuzon FIA, Formula One Management dhe Bernie Ecclestone se ishin të vetëdijshëm për manipulimet me këtë ‘crashgate’ dhe që nuk vepruan në atë moment. Në anën tjetër, Ecclestone, FIA dhe FOM po përpiqen që kjo histori të mos bëhet cështje e madhe duke thënë se Massa e humbi titullin për gabimet e tij në garim. Në të njëjtën kohë ata mendojnë se në Singapor, Massa garoi në kushte të barabarta me Hamilton

“E vërteta është se nuk ishte makina e sigurisë që ndryshoi historinë e Massës, por një sërë gabimesh të tij në garim dhe të skuadrës së tij në xhirot pas aksidentit”.-tha Annaliese Day, avokate e Formula One Management-realiteti është që gjatë asaj gare dhe në pjesën e mbetur të sezonit 2008, Hamilton ishte piloit më i mirë se Massa dhe të gjithë pilotët e tjerë’

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mesazhi i forte i grida dumes per tetorin roze grate dhe zonjat qe luftojne cdo dite 6902a549a7ad0
Lajmi i mëparshëm

Mesazhi i fortë i Grida Dumës për ‘Tetorin rozë’: Gratë dhe zonjat që luftojnë çdo ditë

ishte i mbushur plot me arme zjarri furgoni i kamufluar si mirembajtja rrugore armet erdhen nga kosova per llogari te bandave 6902a5a5d676d
Lajmi i radhës

Ishte i mbushur plot me armë zjarri, furgoni i kamufluar si “mirëmbajtja rrugore”! Armët erdhën nga Kosova për llogari të bandave

Të fundit nga

ShkoLartë