federico gatti ka zyrtarizuar rinovimin e kontrates 6884be824b203

Federico Gatti ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës

July 26, 2025
1 minut lexim

Federico Gatti ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2030, duke konfirmuar besimin afatgjatë që klubi ka ndaj tij dhe rolin që pritet të ketë në projektin e ri të “Zonjës së Vjetër”.

Përmes një postimi në Instagram, mbrojtësi italian shprehu ndjenjat e tij pas këtij lajmi të rëndësishëm: “Është e vështirë ta shpjegoj me fjalë sa shumë do të thotë për mua të jem pjesë e këtij klubi.

Do ta tregoj në fushë, duke nderuar dhe mbrojtur këto ngjyra. 2030”.

Gatti, i ardhur nga Frosinone në vitin 2022, ka njohur rritje graduale në Torino, duke kaluar nga një rol mbështetës në titullar të rëndësishëm, veçanërisht nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Sezonin 2024-2025 e startoi si pjesë e pandashme e mbrojtjes nën drejtimin e Thiago Motta, i cili e vlerësonte shumë për grintën, përqendrimin dhe përkushtimin e tij. Në sezonin e fundit ai zhvilloi 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar edhe 3 gola, një nga të cilët shumë i rëndësishëm në derbin ndaj Torinos.

Ky rinovim i gjatë është sinjal i qartë se Juventusi dëshiron të ndërtojë një bërthamë solide me lojtarë italianë. Gatti është një nga emrat kyç për të ardhmen bardhezi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

turiste nga e gjithe bota po shijojne detin e sarandes dhe ksamilit rama brigjet e jonit joshje me shikim te pare 6884be0bd69e1
Lajmi i mëparshëm

‘Turistë nga e gjithë bota po shijojnë detin e Sarandës dhe Ksamilit’, Rama: Brigjet e Jonit, joshje me shikim të parë

refuzohet pensioni per vajzen e ymer elshanit viktime e masakres ne poklek 6884be8518fc9
Lajmi i radhës

Refuzohet pensioni për vajzën e Ymer Elshanit, viktimë e masakrës në Poklek

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë