Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënoi një moment historik, duke pritur për herë të parë në Kosovë një ngjarje të këtij niveli – Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë (UIAA).
“Pasdite, delegatët e UIAA – International Climbing and Mountaineering Federation morën pjesë në GA Info Session.
U prezantuan raportet, projektet dhe iniciativat e reja që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit ndërkombëtar të alpinizmit dhe ngjitjes sportive.
Një sesion i vlefshëm për shkëmbim idesh, përvojash dhe planeve të ardhshme në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme UIAA 2025”, thuhet në njoftimin e Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK).
Burimi: botasot.info


