fe kerkon nga prokuroria procedure kunder pushtetit vlen bdi eshte ajo qe e ka pranuar metodologjine e regjistrimit 6862d3649a5be

FE kërkon nga Prokuroria procedurë kundër pushtetit, VLEN: BDI është ajo që e ka pranuar metodologjinë e regjistrimit

June 30, 2025
1 minut lexim

Fronti Europian do të parashtrojë kërkesë deri te Prokuroria për të ngritur procedurë për pushtetin aktual për shkak se vitin e kaluar gjatë financimit të komunave nuk janë marrë parasysh edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit, përkatësisht është përfshirë vetëm popullsia rezidente. Me këtë është bërë dëm i madh financiar ndaj pushteti lokal për shkak se, siç theksoi deputeti Seknder Rexhepi, kjo nuk është paraparë në asnjë ligj.

Ky reagim vjen pasi Gjykata Kushtetuese javën e kaluar shfuqizoi dispozitën rreth metodologjisë për regjistrimin e popullsisë të vitit 2021, por megjithatë, vendimi nuk ka veprim retroaktiv.

Nga VLEN drejtpërdrejtë akuzojnë BDI-në se është përgjegjëse për pranimin e metodologjisë së regjistrimit.

Nga BDI akuzojnë se VLEN është ajo që zbaton politika antishqiptare. Ne do të qëndrojmë në mbrojtje të barazisë, të drejtës së përfaqësimit dhe vlerave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, thonë integristët.

Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dispozita të Metodologjisë së Regjistrimit të popullsisë të zbatuar në vitin 2021 për shkak se u vlerësua se janë tejkaluar kompetencat kushtetuese me atë është kryer kategorizim i popullsisë rezidente dhe jorezidente. Nisma ishte parashtruar nga Skender Rexhepi – Zejdi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti pret ne kufi kryeministrin e kosoves albin kurti mire se erdhe vella 6862d183732c9
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti pret në kufi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: Mirë se erdhe, vëlla!

kabinete te reja moderne ne shfmu emin duraku ne shtime 6862d3dc45457
Lajmi i radhës

Kabinete të reja moderne në SHFMU “Emin Duraku” në Shtime

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë