FC Shkupi ka marrë pikën e parë në këtë edicion të kampionatit, pas një barazimi 1:1 ndaj Rabotniçkit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të të elites. Skuadra bardhekaltër kaloi e para në epërsi falë golit të realizuar nga Shuku, duke ngritur shpresat për fitoren e parë sezonale. Megjithatë, në minutën e 61-të, Adem barazoi rezultatin për Rabotniçkin, duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit. Në një tjetër përballje të kësaj xhiroje, Brera Strumica dhe Bashkimi i Kumanovës ndanë pikët me rezultat 1:1. Nxenge realizoi për vendasit nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Avornio u përgjigj për skuadrën mysafire, duke vulosur shifrat e barabarta. Ndërkohë xhiroja e 9-të vazhdon të dielën me takimet Sileksi – Tikveshi Vardari – Struga. Kjo xhiro mbyllet të hënën, aty ku në Manastir Pelisteri do të luaj me Shkëndijën. /SHENJA/

FC Shkupi arkëton pikën e parë në kampionat, barazon me Rabotniçkin
Të fundit nga
Gashi: Respektimi i gjuhës dhe identitetit, themel i së ardhmes së përbashkët
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip, duke rikujtuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit të vitit 1908 për gjuhën, arsimin dhe
Lahore në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë
Smogu i rrezikshëm e shndërroi sot Lahoren, qytetin e dytë më të madh të Pakistanit, në metropolin më të ndotur në planet duke i lënë autoritetet të pafuqishme për të frenuar ndotjen.
Spiropali pas largimit nga drejtimi i PS-së: Më pret një kokë, më dalin shtatë
Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook, disa ditë pasi u largua nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Në
Sa larg mund të shkojë dora e shtetit në Hagë?
Katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përgatiten për një tjetër betejë juridike në Hagë – këtë herë për të kundërshtuar aktgjykimin që i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim për
Alarmante: 18-vjeçare diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së
Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re e diagnostikuar me këtë sëmundje është vetëm 18 vjeçe. Infeksioni me virusin

