fbi shkarkon 6 agjente pas hetimit ndaj trump 69a01bc42d18b

FBI shkarkon 6 agjentë pas hetimit ndaj Trump

February 26, 2026
1 minut lexim

FBI ka shkarkuar të paktën gjashtë agjentë të përfshirë në hetimin e vitit 2022 mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë, raportuan mediat amerikane të mërkurën.



Trump u akuzua në nivel federal për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, në vend që t’i dorëzonte ato Arkivit Kombëtar, siç kërkohet me ligj. Kontrolli i FBI-së në shtëpinë e tij u krye në vitin 2022.

Shkarkimet u kërkuan nga Cass Patel, ish-drejtor i FBI-së për një vit dhe mbështetës i flaktë i Trump. Shoqata e Agjentëve të FBI-së konfirmoi largimet, duke dënuar shkeljen e “të drejtës për proces të rregullt ligjor” të agjentëve. Sipas saj, këto masa dobësojnë agjencinë, minojnë besimin në udhëheqjen dhe rrezikojnë aftësinë për të përmbushur detyrat e saj.

Dokumentet e mbajtura nga Trump përfshinin informacion të klasifikuar nga Pentagoni dhe CIA lidhur me programin bërthamor dhe mbrojtjen kombëtare.

Në korrik 2024, gjyqtarja federale Eileen Cannon, e emëruar nga Trump, anuloi procedurat penale kundër tij, duke konsideruar emërimin e ish-prokurorit special Jack Smith si jokushtetues.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen kush nga bdi po i kercenohet artan grubit 69a01b614e469
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Kush nga BDI po i kërcënohet Artan Grubit?

BAJRAM BEGAJ NE CAIR
Lajmi i radhës

Presidenti Begaj zgjedh Çairin si ndalesën e parë në RMV, mesazh i fuqishëm nga zemra e Shkupit!

Të fundit nga

Cristiano Ronaldo befason

Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë investime në futboll. Së fundmi, ylli i Kombëtares së Portugalisë ka investuar në blerjen e 25 për qind të aksioneve të skuadrës së njohur në Spanjë, Almeria.
ShkoLartë