faza e eliminimit direkt nis me derbin e zjarrte brazilian 68600ca68ab5f

Faza e eliminimit direkt nis me derbin e zjarrtë brazilian

June 28, 2025
1 minut lexim

Faza me eliminim direkt e Kupës së Botës për Klube 2025 nis sot në orën 18:00 me një përballje tepër të zjarrtë, ku Botafogo sfidon Palmeiras në “Lincoln Financial Stadium” të Filadelfias, në një derbi brazilian që premton spektakël.

Palmeiras shihet si favorit për kualifikim, falë një grupi më të kompletuar dhe përvojës së lartë në skenën ndërkombëtare, por Botafogo mbërrin në këtë përballje me moral të lartë, pasi nuk ka pësuar humbje në pesë takimet e fundit zyrtare ndaj rivalëve nga Sao Paulo.

Kjo ndeshje do të jetë vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës për Klube që dy skuadra braziliane përballen në këtë kompeticion, pas finales së edicionit të vitit 2000 ku Corinthians dhe Vasco da Gama luftuan për trofeun në formatin e vjetër.

Të dyja skuadrat kanë qenë rivale të forta në kampionatin “Brasileirão Serie A 2024”, ndërsa sezonin e kaluar u përplasën në çerekfinalet e Copa Libertadores – me Botafogon që triumfoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ky derbi pritet të sjellë emocion dhe futboll cilësor, mes dy ekipeve që synojnë lavdinë në arenën botërore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti begaj vizite tek arbereshet ne kalabri ju jeni me shume se nje komunitet 68600c6a6a3cf
Lajmi i mëparshëm

Presidenti Begaj vizitë tek arbëreshët në Kalabri: Ju jeni më shumë se një komunitet!

arifi kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet te procedohet tutje 68600ca980c6e
Lajmi i radhës

Arifi: Kushtetuesja u dha instruksione partive se si duhet të procedohet tutje

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë