fatmiri e dudja jane bere zeher bytyci ironizon me limajn e baljen kurti u tha jo 698def70dbcfc

“Fatmiri e Dudja janë bërë zeher!”- Bytyçi ironizon me Limajn e Baljen: Kurti u tha jo!

February 12, 2026
min lexim

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe deputetes Duda Balje, duke i akuzuar për lakmi dhe dështim politik.

Limaj me partinë e tij nuk arritën ta kalojnë pragun në zgjedhjet e 28 tetorit ndërsa Duda Balje u bë pjesë e Kuvendit por jo edhe e Qeverisë Kurti3

Sipas profesor Bytyçit, të dy këta janë defaktorizuar plotësisht nga Albin Kurti dhe nga sovrani, pasi kërkesat e tyre për poste dhe privilegje u refuzuan.

Image

Prof. Dr. Enver Bytyçi

Bytyçi tha për “Bota sot” se Limaj nuk është rikuperuar ende nga humbja e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa “Duda” tani flet për dinjitet dhe “kafe pa sheqer”, që ai e cilëson si shprehje të cinizmit ekstrem dhe degradimit politik.

“Dudja ka ofruar sot kafe pa sheqer, madje duke folur për “dinjitet”! Fatmir Limaj nuk duket asgjëkund. Iu ka ndalë zëri. Nuk e ka marrë akoma veten nga rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Me siguri që ndjehet keq kur sheh se nuk ka mundësi të flasë para kamerave duke hyrë në sallën e parlamentit. Të dy këta tashmë i defaktorizuan deri në pqenësi. Sepse Albin Kurti njërin e nxori krejtësisht nga loja dhe tjetrën e injoroi, nuk e përfilli për votën e saj në parlament. Në fakt zoti Kurti edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit të kaluar nuk i përfilli asnjërin prej tyre. As Fatmirin e as Dudjen, që kapërdiseshin nëpër ekrane duke bërë presion. Njëri thoshte “ma jep kreun e kuvendit të t’i jap tri vota” dhe tjetra “Krijoma një komunë, të të jap mbështetje”! Kurti u tha jo! Nuk jap më shumë se një post ministri. Fatmirit i ofroi disa poste të tilla”, u shpreh profesori.

Sipas tij, këta refuzuan kategorisht dhe madje “bënin moralin e atyre që kanë në merak shtetin, institucionet, lirinë, pavarësinë”.

“Po me kusht ama: – Nëse më jep këtë që unë dua, atëherë ti mendon dhe beson te shteti, Kosova, liria e pavarësia. Albin Kurti nuk u mor me ta. I la në hallin e tyre. Tani predikojnë “kafe pa sheqer”! Ndërkohë që kjo kafja pa sheqet shpreh cinizmin ekstrem të një njeriu të dështuar. Totalisht të degraduar gjithashtu. Sepse të tillë njerëz përpiqen të venë vetulla dhe nxjerrin sytë”, theksoi profesori.

Ai u shpreh se sovrani në Kosovë i ndëshkoi, sepse e kuptoi se të tillë politikanë nuk kanë tipar tjetër më të zhvilluar në trupin e tyre, përveç lakmisë.

“Dhe harrojnë se lakmia të le pa asnjë gjë. Pastaj të kujtohet kafja pa sheqer! Fatmiri e Dudja janë bërë zeher! Në dëshprim e sipër nuk po dinë se çfarë shkruajnë dhe çfarë thonë! Zoti i ndihmoftë!”, përfundoi profesori.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kushtetuesja shtyn vendimin per pagat e gjyqtareve na duhet me shume kohe 698def54c232c
Lajmi i mëparshëm

Kushtetuesja shtyn vendimin për pagat e gjyqtarëve: Na duhet më shumë kohë

Të fundit nga

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Evropian të enjten për parregullsi të mundshme në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Reuters shkruan se hetimi po drejtohej nga Zyra e Prokurorit Publik

Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë ndër figurat më të komentuar të sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku debutoi si opinioniste. Qasja e saj e drejtpërdrejtë dhe pa
ShkoLartë