Legjenda Diego Armando Maradona ndërroi jetë me 25 nëntor të vitit 2020 në moshën 60 – vjeçare.
Ish futbollisti i mirënjohur e kaloi periudhën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Napoli, stadiumi ku luan skuadra italiane dhe mban emrin e tij, por la edhe gjurmë të madhe duke veshur edhe fanellën e Barcelonës (1982/84), ku shënoi 22 gola në 36 paraqitje.
Gjatë vitit të tij të fundit në klubin katalanas, Maradona humbi finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos, dhe fanella e tij u gris gjatë një përleshjeje me lojtarët kundërshtarë.
‘Mundo Deportivo’ sjell historinë e asaj që i ndodhi fanellës së lartpërmendur plot katër dekada më vonë.
Konkretisht, media e lartpërmendur deklaron se një punëtore e ekipit të Barcelonës mori fanellën dhe e mbajti si suvenir, të cilën më vonë ia dhuroi shoqes, e cila ia dha djalit të tij. Vendosi ta shiste fanellën (në ankand) dhe çmimi përfundimtar ishte afër 180,000 dollarë.
Asnjë fanellë e argjentinasit të famshëm nuk është shitur ndonjëherë për një shumë më të lartë, duke e bërë këtë shitje rekord.
Burimi: botasot.info


