familja e agon zejnullahut 2 muaj pa raport te autopsise po e vuajme shume 68b1c9a09411e

Familja e Agon Zejnullahut: 2 muaj pa raport të autopsisë, po e vuajmë shumë

August 29, 2025
1 minut lexim

Alban Zejnullahu, vëllai i Agonit që humbi jetën në rrethana të dyshimta nga përdorimi i forcës nga disa policë, ka folur në Kosova Live duke shprehur zhgënjimin e thellë me institucionet shtetërore.

“Kanë kaluar një javë e dy muaj dhe ne si familje, bashkë me avokatin tonë, kemi kërkuar qasje në informata, por nuk kemi marrë asgjë. Fare nuk e dimë çka po ndodh me raportin e tyre me IML. Asnjë përgjigje nga asnjë institucion zinxhiror i shtetit tonë. As edhe diçka. As avokati nuk ka pranuar ndonjë raport nga institucionet tona shtetërore. E vetmja deklaratë që kemi jepe është atëherë në  IPK. Në vendet tjera as nuk na kanë kontaktuar. Është e çuditshme dhe e dhimbshme për ne,” tha Zejnullahu.

Ai theksoi se familja po përballet me vështirësi të mëdha:

“Çdo ditë po bëhet më e vështirë. Asgjë nuk është si më parë. Nuk na kanë lejuar as të jemi pjesë e procesit gjyqësor. Dhe që nga ajo kohë nuk kemi pranuar asnjë ftesë. Është sikur as nuk u intereson për ne.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

verstapen nuk pres asgje nga ky sezon 68b1c99425e09
Lajmi i mëparshëm

Verstapen: Nuk pres asgjë nga ky sezon

aksident me vdekje ne aksin rrogozhine kavaje 68b1ca4736c6f
Lajmi i radhës

Aksident me vdekje në aksin Rrogozhinë-Kavajë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë