fairphone 6 merr noten 10 per lehtesine ne riparim 686b9895c4b3c

Fairphone 6 merr notën 10 për lehtësinë në riparim

July 7, 2025
1 minut lexim

Kompania Holandeze e smartfonëve Fairphone është shndërruar në një lider të produkteve konsumatore elektronike miqësore ndaj mjedisit duke provuar se një smartfon i mirë nuk ka pse të jetë i vështirë për tu riparuar.

Fairphone 6 sapo është hedhur në treg dhe vjen dy vite pas gjeneratës së kaluar. Kështu ekspertët e iFixit nuk hezituan që të kryenin testimet e tyre duke çmontuar telefonin dhe krahasuar atë me gjeneratat e kaluara.

Fairphone 6 mori një notë 10, si çdo gjeneratë tjetër e Fairphone. Këta telefonë janë modularë dhe ndërtuar për të qenë të lehtë për tu riparuar. Një ndryshim i Fairphone 6 me gjeneratën e kaluar është aplikimi i ri vidave tek bateria.

Asnjë komponent i Faiprhone 6 nuk është mbahet me ngjitës. Mungesa e adesivëve do thotë se telefoni ka një vlerëim vetëm IP55 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit.

iFixit theksoi se Fairphone 6 nuk është ndërtuar për të qenë një smartfon i segmentit të lartë dhe teknologjisë së fundit. Është dizajnuar për të qenë lehtësisht i riparueshëm andaj ka portë USB 2.0, një ekran me densitet jo të lartë pikselësh dhe vetëm 8GB RAM.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump pret netanyahun per te biseduar per armepushimin ne gaze 686b96f1ec388
Lajmi i mëparshëm

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë

sesioni i korrikut ne parlamentin europian ne mesin e temave te agjendes edhe raporti i thomas waitz per maqedonine e veriut 686b9d45cda21
Lajmi i radhës

Sesioni i korrikut në Parlamentin Europian, në mesin e temave të agjendës edhe Raporti i Thomas Waitz për Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë