fabregas bind yllin e madh te transferohet te como 6889238b1d2af

Fabregas bind yllin e madh të transferohet te Como

July 29, 2025
1 minut lexim

Pas përfundimit të huazimit në sezonin e kaluar te Chelsea, Jadon Sancho është rikthyer përkohësisht te Manchester United.

Anësori anglez nuk është në planet e Ruben Amorim, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm, aq më tepër nëse do që të jetë pjesë e Anglisë për Kupën e Botës 2026, duhet të luajë rregullisht dhe të jetë protagonist.

Prej ditësh të tëra është përfolur për një interes të Juventus mbi anglezin, masje ai ka pranuar dhe një ulje të konsiderueshme të rrogës vetëm për t’u transferuar te bardhezinjtë. Por, sipas raportimeve të ndryshme që vijnë nga Italia ditën e sotme, e ardhmja e Jadon Sancho mund të jetë në Serie A, por jo te Juventus, por te Como.

Sipas këtyre raportimeve, ka qenë pikërisht trajneri i Como-s, Cesc Fabregas, i cili ka folur personalisht me Jadon Sancho për ta bindur t’i bashkohet projektit të tij. Me merkaton që ka bërë këtë verë, klubi lombard nuk do synojë thjesht qëndrimin në elitë në sezonin e ri, por do të kërkojë edhe kualifikimin për herë të parë në Kupat e Europës. Kujtojmë se pas Juventusit, Como është ekipi më aktiv këtë merkato në Serie A dhe deri tani ka shpenzuarafro 100 milionë euro.

Përveç Jadon Sancho, Como është në bisedime dhe me një tjetë emër të njohur siç është Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll është afër rikthimit për herë të katërt në Serie A, ku dy herë ka veshur fanellën e Juventusit, njëherë atë të Milanit dhe tani është pranë asaj të Como-s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u trafikua per prostitucion dhuna dhe traumat e cuan ne skizofreni nena apel per drejtesi trafikuesit qe ma cmenden vajzen jane te lire 68892314b9157
Lajmi i mëparshëm

U trafikua për prostitucion, dhuna dhe traumat e çuan në skizofreni! Nëna apel për drejtësi: Trafikuesit që ma çmendën vajzën janë të lirë

eksperti i sigurise reagon pas publikimit te pergjimeve te igor popoviqit ne bruksel 6889238e877dc
Lajmi i radhës

Eksperti i sigurisë reagon pas publikimit të përgjimeve të Igor Popoviqit në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë