Evenimenti i iPhone: Të gjitha lajmet më të fundit për telefonët e rinj të Apple

06:50 – Edhe një vit tjetër në Teatrin Steve Jobs në Apple Park po pritet prezantimi i harduerëve më të fundit të Apple. Pritshmëritë nga ky eveniment janë të qarta: modele të reja iPhone dhe Apple Watch, produkte që Tim Cook dhe ekipi i tij kanë shpenzuar vite duke i rafinuar saqë do të ishte çudi të shikonim diçka që mund të duket ndryshe në kuptimin e plotë të fjalës. iPhone padyshim janë produkti më popullor i Apple ndërsa ju ftojmë të qëndroni me ne për informacionet më të fundit rreth kësaj ngjarjeje.

Ndërsa padyshim që iPhone 15 ka për të qenë vëmendja e vërtetë e evenimentit të 12 Shtatorit të Apple, mund të përfundojmë edhe me disa produkte të tjera si një çift i ri kufjesh AirPods së bashku me disa përditësime të Apple Watch.

Një prej përditësimeve më të spekuluara të linjës iPhone 15 është përdorimi i portës USB-C. Secili model do të vijë me Ishullin Dinamik, por raportimet sugjerojnë se vetëm Pro dhe Pro Max do të kenë Butonin e Aksionit që zëvendëson butonin Mute.

Ndërkaq flitet për ndryshime të orëve inteligjente siç është një kasë e errët prej titani për Watch Ultra 2 dhe një çip i përditësuar i Watch Series 9. Apple AirPods Pro gjithashtu pritet të marrin një përditësim ku kasa e tyre gjithashtu do të ketë portën USB-C.

Ndërsa mund shikoni live prezantimin e linjës së re të iPhone në videon e paraqitur më poshtë, ju ftojmë të ndiqni në këtë artikull me informacionet më të fundit nga evenimenti Wonderlust.

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Nis ndërtimi i Korridorit 8, Grubi: Realizojmë projektin më të madh infrastrukturor në vend

Story i radhës

Ministri francez i Arsimit: Nuk bëhen dallime mes nxënësve në bazë të fesë

Të fundit nga