evakuohen 300 shkolla ne itali per shkak te alarmit per bomba 6af45b445a9d4

Evakuohen 300 shkolla në Itali për shkak të alarmit për bomba

November 11, 2026
1 minut lexim

Të paktën 300 shkolla në Itali janë evakuuar të mërkurën, pasi kanë pranuar të njëjtin mesazh kërcënues për bombë, ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara.

Alarmi i sigurisë vjen në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për të ashtuquajturën luftë hibride, e cila ka shënjestruar së fundmi supermarkete, banka gjaku, trafikun ajror dhe transmetuesit televizivë.

Ministri Valditara ka thënë për televizionin La7 se nga kërcënimet janë prekur 300 shkolla, ndërsa numri mund të rritet.

“Pas një alarmi për bombë në shkallë kombëtare, ju informojmë se të gjithë nxënësit janë dërguar në një zonë të sigurt dhe mbeten nën mbikëqyrjen e stafit mësimor”, thuhej në një njoftim të një shkolle në Romë drejtuar prindërve.

Sipas një burimi qeveritar në dijeni të çështjes, emaili kërcënues ishte nënshkruar nga “Mikhail Andropov, udhëheqës i Vilajetit të Misoginistanit”.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rastin, ka konfirmuar një zëdhënës i policisë së Romës.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar me 22 vite burg per vrasjen e dy vellezerve ne shkoder arrestohet ne greqi shqiptari qe fshihej me identitet te rreme 6af45b3ce7fbd
Lajmi i mëparshëm

I dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, arrestohet në Greqi shqiptari që fshihej me identitet të rremë

bisedimet ukraine rusi perfundojne sulmet nuk ndalen 6af45b7e802e7
Lajmi i radhës

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfundojnë, sulmet nuk ndalen

Të fundit nga

ShkoLartë