bisedimet ukraine rusi perfundojne sulmet nuk ndalen 6af45b7e802e7

Bisedimet Ukrainë-Rusi përfundojnë, sulmet nuk ndalen

November 11, 2026
min lexim

Bisedimet dyditore mes Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dabi, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, përfunduan më 11 nëntor, pas një takimi që zgjati më pak se dy orë, raportuan disa media.

Ende nuk ka informacione nëse është arritur ndonjë përparim në negociata.

Këto ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti.

Ato u mbajtën në kuadër të përpjekjeve të reja të Shtëpisë së Bardhë për të gjetur një zgjidhje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë – konfliktit më të madh dhe më të përgjakshëm tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në Abu Dabi u zhvilluan edhe konsultime me përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

Megjithatë, këto takime me përfaqësuesit amerikanë ishin të ndara nga bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.

Ukraina njoftoi më herët se delegacioni i saj do të takohej me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë pas përfundimit të negociatave me Rusinë.

Pavarësisht bisedimeve, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës.

Një sulm me dronë la pjesërisht pa energji elektrike dhe ngrohje qytetin Krivij Rih, në pjesën jugqendrore të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale.

Nga sulmi u dëmtuan ndërtesa banimi, shkolla dhe kopshte fëmijësh, tha Oleksandr Vilkul, kreu i Këshillit të Mbrojtjes së Krivij Rihut.

Kryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy, njoftoi më 11 nëntor se Rusia kishte sulmuar gjatë natës gjashtë objekte të rëndësishme të furnizimit me energji elektrike në katër rajone të Ukrainës.

Sipas tij, në shënjestër të sulmeve ishte edhe infrastruktura hekurudhore në rajonet e Dnipropetrovskut dhe Zhitomirit.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Leningradit, Aleksandr Drozdenko, njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore ruse kishte rrëzuar 150 dronë ukrainas mbi këtë rajon, gjatë natës.

Sipas Drozdenkos, disa dronë goditën zonën e portit Ust-Luga, ku ndodhet qendra më e madhe ruse për eksportin e energjisë dhe naftës në Detin Baltik.

Sulmi shkaktoi zjarr dhe la të plagosur tre punëtorë.

Në një sulm tjetër, dy persona humbën jetën pasi mbetjet e një droni goditën një ndërtesë banimi në rajonin rus të Smolenskut, që kufizohet me Bjellorusinë, njoftuan autoritetet rajonale.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më 11 nëntor se forcat e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur dhe shkatërruar 627 dronë ukrainas gjatë natës.

Ushtria ukrainase nuk i konfirmoi sulmet në territorin rus. / REL

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

evakuohen 300 shkolla ne itali per shkak te alarmit per bomba 6af45b445a9d4
Lajmi i mëparshëm

Evakuohen 300 shkolla në Itali për shkak të alarmit për bomba

prof avni nuhiu kujton gjashte vitet ne jabollcishten e eperme nga shume fshatra u beme nje ekip 6af45bcd63d1c
Lajmi i radhës

Prof. Avni Nuhiu kujton gjashtë vitet në Jabollçishtën e Epërme: “Nga shumë fshatra, u bëmë një ekip!”

Të fundit nga

ShkoLartë