eurostat maqedonia e para ne ballkan dhe e dyta ne evrope per kontrata me afat te caktuar 699c657a59701

Eurostat: Maqedonia e para në Ballkan dhe e dyta në Evropë për kontrata me afat të caktuar

February 23, 2026
1 minut lexim

Agjencia Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka publikuar të dhëna në lidhje me numrin e kontratave me afat të caktuar të ofruara nga vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në të gjithë Evropën. Për këtë hulumtim, u morën në konsideratë të gjithë qytetarët e moshës 20 deri në 64 vjeç, dhe u përfshi edhe i gjithë punësimi i përkohshëm i personave me kontrata me afat të caktuar ose marrëveshje të tjera me një kohëzgjatje të kufizuar të kontratës.

Statistikat treguan se në vitin 2024, 13.3 përqind e kontratave me afat të caktuar u regjistruan në Spanjë, 13.5 përqind në Portugali, ndërsa Holanda ishte lidere me 18.9 përqind të kontratave me afat të caktuar, përcjell “Lokalno”.

Statistikat përfshijnë edhe vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Në Ballkan, në kontekstin e kontratave me afat të caktuar, Maqedonia e Veriut është lidere me 15.6 përqind të kontratave të tilla.

Pas saj vjen Serbia me 15.2 përqind, dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë 9.6 përqind e kontratave të tilla të regjistruara.

Nga ana tjetër, vendet evropiane me numrin më të ulët të kontratave të tilla janë Letonia me 1.8 përqind, Rumania me 1.5 përqind dhe Lituania në vendin e parë me 1.4 përqind kontrata të përkohshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

STOILKOVIQ MACURA
Lajmi i mëparshëm

Stoilkoviq realizoi takim pune me homologen serbe Tatjana Macura

gimbo mirit legen te kane dale fytyrat ne bbv 699c67ba45f24
Lajmi i radhës

Gimbo – Mirit: ‘Legen, të kanë dalë fytyrat në BBV’

Të fundit nga

ShkoLartë