gimbo mirit legen te kane dale fytyrat ne bbv 699c67ba45f24

Gimbo – Mirit: ‘Legen, të kanë dalë fytyrat në BBV’

February 23, 2026
1 minut lexim

Debate tejet të ashpra mes dy banorëve, Dj Gimbo dhe Mirit, një përplasje kjo që ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme.

Ndonëse fërkimet mes tyre kanë qenë konstante, orët e fundit kanë shënuar një “pikë vlimi” që ka kaluar çdo limit të komunikimit normal.

Shkak i këtij konflikti të hapur është bërë Selini, e cila aktualisht gëzon një raport të afërt me Gimbon, gjë që nuk është pritur mirë nga Miri, i cili kishte krijuar një raport me të para se Dj Gimbo të bëhej pjesë e shtëpisë.

Gjatë përplasjes së sotme, e cila ishte shumë më e ashpër se netët e kaluara, Gimbo i nxehur i është drejtuar Mirit me fjalë tejet të rënda dhe akuzuese:

“Ti je pedofil! I ke 40 e sa vjet edhe thua ajo ka qenë single, s’ka lidhje a? Ka ndenjur se ka qenë single, prandaj je pedofil,” u shpreh ai, duke pretenduar madje se këtë gjë ia ka thënë edhe babai i vajzës.

Tensioni u rrit edhe më shumë kur Gimbo vijoi me fyerje dhe kërcënime të hapura:

“Ti je legen, ti je ardh këtu brenda edhe të kanë dalë krejt fytyrat që i ke, e unë kam me ta nxjerrë edhe një fytyrë që e ke, edhe këtë fytyrën e viktimës.”

“Të ishim jashtë, e di unë çfarë do të bëja me ty, unë meshkujt si ti i njoh shumë mirë.”

Nga ana tjetër, Miri nuk i ka kursyer kundërpërgjigjet duke e quajtur Gimbon “pis” dhe duke u mbrojtur me faktin se Selini ishte beqare gjatë kohës që ata qëndronin bashkë.

Ndaj paralajmërimit të Gimbos se do t’ia nxjerrë fytyrën e vërtetë, Miri i është kthyer prerë: “Ti s’ke shanse!”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eurostat maqedonia e para ne ballkan dhe e dyta ne evrope per kontrata me afat te caktuar 699c657a59701
Lajmi i mëparshëm

Eurostat: Maqedonia e para në Ballkan dhe e dyta në Evropë për kontrata me afat të caktuar

sigal prishtina therret konference te jashtezakonshme per media 699c6e451b515
Lajmi i radhës

Sigal Prishtina thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë