eurostat cmimet e banesave ne be u rriten me shpejt se te ardhurat e familjeve 6af309c0c3074

Eurostat: Çmimet e banesave në BE u rritën më shpejt se të ardhurat e familjeve

November 10, 2026
1 minut lexim

Blerja e një banese në Bashkimin Evropian është bërë më pak e përballueshme gjatë dhjetë viteve të fundit, pasi çmimet mesatare të pronave janë rritur më shpejt se të ardhurat e familjeve, përcjell TV21. Në periudhën 2015–2025, në 17 shtete anëtare të BE-së është thelluar hendeku mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të familjeve, njoftoi sot Eurostat.

Sipas të dhënave të Entit Evropian të Statistikave, treguesi që krahason ndryshimin e çmimeve të banesave me të ardhurat bruto të disponueshme të familjeve për banor, në nivel të BE-së është rritur për 6,8 për qind.

Rritja më e madhe e këtij hendeku është regjistruar në Portugali, ku treguesi është rritur për 60,8 për qind.

Rritje të lartë kanë shënuar edhe Holanda me 34,3 për qind, Hungaria me 26,5 për qind, Çekia me 25,8 për qind dhe Spanja me 24,5 për qind.

Në anën tjetër, në dhjetë shtete anëtare është shënuar ulje e këtij treguesi. Rënia më e madhe është regjistruar në Rumani, me 42,8 për qind, dhe në Finlandë, me 25,2 për qind.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

doreheqja e liburn aliut merr sot zyrtarisht detyren drejtori i ri i portit te durresit 6af309bb9b430
Lajmi i mëparshëm

Dorëheqja e Liburn Aliut, merr sot zyrtarisht detyrën drejtori i ri i Portit të Durrësit

11 persona humbin jeten ne nje aksident ne bullgari 6af309f78b458
Lajmi i radhës

11 persona humbin jetën në një aksident në Bullgari

Të fundit nga

ShkoLartë