doreheqja e liburn aliut merr sot zyrtarisht detyren drejtori i ri i portit te durresit 6af309bb9b430

Dorëheqja e Liburn Aliut, merr sot zyrtarisht detyrën drejtori i ri i Portit të Durrësit

November 10, 2026
1 minut lexim

Andrea Shllaku merr sot zyrtarisht drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

Ai u prezantua, sot, zyrtarisht në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Besian Kadiu, në prani të drejtuesve dhe stafit të institucionit.

Sipas APD, Shllaku vjen në këtë detyrë me përvojë në administratën publike dhe sektorin portual.

Ai ka mbajtur më herët postin e zv.ministrit të Mbrojtjes, si dhe funksionet e Drejtorit të Divizionit Operacional dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

Ai merr drejtimin e portit pas largimit të Liburn Aliut, i cili dha dorëheqjen nga detyra.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti ne paris viktimat e dhunes seksuale gjate luftes duhet te trajtohen dhe rehabilitohen 6af3096090a5e
Lajmi i mëparshëm

Kurti në Paris: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të trajtohen dhe rehabilitohen

eurostat cmimet e banesave ne be u rriten me shpejt se te ardhurat e familjeve 6af309c0c3074
Lajmi i radhës

Eurostat: Çmimet e banesave në BE u rritën më shpejt se të ardhurat e familjeve

Të fundit nga

ShkoLartë