europa league sulmuesi i kombetares shkelqen me asist kunder fenerbahces nottingham rikthehet me barazim pas 30 vitesh agjerim tri pike per romen 68d466d548564

Europa League/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen me asist kundër Fenerbahçes, Nottingham rikthehet me barazim pas 30 vitesh “agjërim”, tri pikë për Romën

September 24, 2025
1 minut lexim

Europa League ka ngritur siparin për sezonin e ri, me 18 skuadra që zbritën në fushë këtë të mërkurë.

Një vëmendje të veçantë e mori takimi në kryeqytetin kroat, aty ku Dinamo e Zagrebit mundi gjigantët turq të Fenerbahçes me rezultatin 3-1. Protagonist në golin e fitores ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili asistoi Beljon në minutën e 51’, duke kaluar në avantazh ekipin e tij për të dytën herë këtë mbrëmje, ndërsa në fund ishte Bakrar që shënoi dhe golin e tretë.

Vëmendja kryesore ishte në Sevilje, aty ku finalisti i Conference League, Betis, priste Nottingham Forest, me ekipin anglez që rikthehet të luajë në Europë pas plot 30 vitesh. Edhe pse të besuarit e Ange Postecoglus ishin duke triumfuar për 85 minuta, në fund ishte Antony i cili i dha një pikë të rëndësishme skuadrës spanjolle.

Një sfidë me interes të lartë ishte dhe ai mes Nice dhe Romës. Pas një pjese të parë të mbushur me kartona, verdhekuqtë italianë bënë mjaft mirë në pjesën e dytë, duke shënuar brenda 3 minutash me Ndickan dhe Mancinin. Francezët arritën të shkurtonin diferencën me Moffin, që realizoi saktë një 11-metërsh në minutën e 77’, por sërish dolën pa pikë në duelin e shtëpisë.

Gjermanët e Freiburg mundën 2-1 Baselin, Braga mori një fitore minimale me Feyenoord në shtëpi.

Në sfidat e tjera, Crvena Zvezda barazoi 1-1 me Celtic, ndërsa Malmo u mund 1-2 nga Ludogorets. Sa i përket takimeve të luajtura në 18:45, Midtjylland mundi 2-0 Sturm Graz, ndërsa PAOK-Maçabi Tel Aviv u mbyll pa gola.

REZULTATET:

Midtjylland 2-0 Sturm Graz

PAOK 0-0 Maçabi Tel Aviv

Betis 2-2 Nottingham Forest

Braga 1-0 Feyenoord

Crvena Zvezda 1-1 Celtic

Dinamo Zagreb 3-1 Fenerbahçe

Freiburg 2-1 Basel

Malmo 1-2 Ludogorets

Nice 1-2 Roma


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kandidatet per zgjedhjet presidenciale ne irlande konfirmohen tre konkurrente 68d4661539ad1
Lajmi i mëparshëm

Kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Irlandë, konfirmohen tre konkurrentë

nese ajo qe bejme u shkakton shqetesim kjo eshte jeta mitsotakis nuk kemi asgje per te diskutuar me turqine ne lidhje me chevron 68d467c672436
Lajmi i radhës

‘Nëse ajo që bëjmë u shkakton shqetësim, kjo është jeta’, Mitsotakis: Nuk kemi asgjë për të diskutuar me Turqinë në lidhje me Chevron

Të fundit nga

ShkoLartë