europa league feste per anglezet e gjermanet bologna e nis me disfate ne transferte rangers humb me bajramin ne tribune rezultatet 68d5d4700ff34

Europa League/ Festë për anglezët e gjermanët, Bologna e nis me disfatë në transfertë, Rangers humb me Bajramin në tribunë (Rezultatet)

September 26, 2025
1 minut lexim

Europa League ka luajtur ditën e dytë të javës së parë të fazës së ligës.

Dueli që spikati ishte ai mes Aston Villas dhe Bolognas. Dueli ishte i luftuar nga të dyja ekipet, por anglezët e Unai Emery arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme falë golit të vetëm të sfidës që u shënua nga McGinn në minutën e 13’.

Tri pikë të vyera i mori edhe Stuttgarti. Gjermanët mundën në shtëpinë e tyre Celta Vigon me rezultatin 2-1, në një përballje të luftuar deri në fund.

Rangers u mund 0-1 nga Genk. Ekipi skocez, që ka lënë jashtë listës së Europës sulmuesin shqiptar, Nedim Bajrami, e nisi me një disfatë të hidhur në shtëpi aventurën europiane këtë sezon.

Dy klubet franceze, Lyon dhe Lille arritën të merrnin tre pikë të rëndësishme në ndeshjen e parë.

Në sfidat e tjera, G.A. Eagles u mposht 0-1 nga FCSB, Ferencvaros barazoi 1-1 me Plzen, Porto mundi 0-1 Salzburgun në transfertë, ndërsa Young Boys pësoi një humbje të rëndë 1-4 në shtëpi përballë Panathinaikos.

REZULTATET:

G.A. Eagles 0-1 FCSB

Lille 2-1 Brann

Aston Villa 1-0 Bologna

Ferencvaros 1-1 Plzen

Rangers 0-1 Genk

Salzburg 0-1 Porto

Stuttgart 2-1 Celta Vigo

Utrecht 0-1 Lyon

Young Boys 1-4 Panathinaikos


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania rrit kapacitetet e mbrojtjes kunder droneve 68d5d3b3c512c
Lajmi i mëparshëm

Gjermania rrit kapacitetet e mbrojtjes kundër dronëve

lladrovci une jam me qytetaret e beses e mikpritjes nga zemra e kosoves me 101 arsye per drenasin kampion 68d5da8ee2207
Lajmi i radhës

Lladrovci: Unë jam me qytetarët e besës e mikpritjes, nga zemra e Kosovës, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”

Të fundit nga

ShkoLartë