eurobasketi ne peje 686b95c6424c3

​EuroBasketi në Pejë

July 7, 2025
1 minut lexim

Qyteti i Pejës do të jetë mikpritës i FIBA U16 Women’s, EuroBasket Divizioni C. Kjo është hera e parë që një Evropian zhvillohet në Pejë, transmeton KosovaPress.

Në këtë garë shumë të rëndësishme do të marrin pjesë tetë kombëtare, që janë të ndara në dy grupe. Eventi do të organizohet nga 8 deri më 13 korrik.

Vashat e Kosovës U16 janë në Grupin B, ku do të përballen me Maltën, Shqipërinë dhe Moldavinë.

Dardanet e reja kanë nevojë për përkrahjen nga publiku në Pejë, në mënyrë që të kenë paraqitje sa më dinjitoze për këtë Evropian.

Basketbollistet e reja të Kosovës janë stërvitur intensizvisht për paraqitje sa më të mira.

Edicionin e fundit e kishte fituar Azerbajxhani, me një fitore në finale ndaj Qipros.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama mbledh kryebashkiaket e vendit me 9 korrik ne fokus problematikat e sezonit turistik dhe 686b958a0a559
Lajmi i mëparshëm

Rama mbledh kryebashkiakët e vendit më 9 Korrik, në fokus problematikat e sezonit turistik dhe…

i refuzohet kerkesa thacit per vecim te procedures ne rastin kunder administrimit te drejtesise 686b95c92d021
Lajmi i radhës

I refuzohet kërkesa Thaçit për veçim të procedurës në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë