etias do te kushtoje 20 euro sistemi i ri per udhetime ne be nis ne fund te vitit 2026 68985f1f125f8

ETIAS do të kushtojë 20 euro – Sistemi i ri për udhëtime në BE nis në fund të vitit 2026

August 10, 2025
min lexim

Bruksel, 10 gusht – Komisioni Evropian ka njoftuar se çmimi i aplikimit për sistemin ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtim) do të jetë 20 euro, një rritje e ndjeshme nga çmimi fillestar i planifikuar prej 7 eurosh. Ky sistem pritet të hyjë në fuqi në tremujorin e fundit të vitit 2026, shkruan Zhurnal.mk

Çfarë është ETIAS?

ETIAS është një sistem elektronik për autorizimin e udhëtimeve, i cili do të jetë i detyrueshëm për shtetasit e vendeve që janë të përjashtuar nga regjimi i vizave për në BE – siç janë edhe qytetarët nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën etj.

Qëllimi i ETIAS është të rrisë sigurinë brenda hapësirës Shengen, duke identifikuar rreziqe të mundshme përpara se udhëtarët të hyjnë në territorin e BE-së. ETIAS është pjesë e arkitekturës së re dixhitale të sigurisë që Bashkimi Evropian po e vendos në funksion në vitet e ardhshme, shkruan Zhurnal.mk

Pse u rrit çmimi nga 7 në 20 euro?

Sipas Komisionit Evropian, vendimi për të rritur tarifën bazohet në disa faktorë:

Inflacioni i akumuluar që nga viti 2018 kur u përcaktua çmimi fillestar;

Kosto më të larta operacionale, për shkak të funksionaliteteve të reja teknike të përfshira në sistem;

Nevoja për përditësim dhe mirëmbajtje të përhershme të infrastrukturës dixhitale të ETIAS.

Sa kohë do të vlejë autorizimi ETIAS?

Autorizimi i miratuar do të vlejë për 3 vjet ose deri në skadimin e pasaportës, në varësi se cili nga këto ndodh më parë. Gjatë kësaj periudhe, udhëtari mund të udhëtojë në vendet e zonës Shengen për periudha të shkurtra deri në 90 ditë, brenda çdo periudhe 180-ditore, shkruan Zhurnal.mk

Çfarë duhet për të aplikuar për ETIAS?

Për të aplikuar për autorizim udhëtimi përmes ETIAS, kërkohen:

Pasaportë biometrike, e cila nuk duhet të skadojë në 3 muajt e ardhshëm dhe të mos jetë më e vjetër se 10 vjet;

Kartë bankare për pagesën e tarifës prej 20 eurosh;

Plotësimi i një formulari online, me të dhënat personale, udhëtimet e mëparshme, vendqëndrimet dhe informacione të tjera bazë;

Është me rëndësi të theksohet se pasaportat që nuk përmbushin standardet ndërkombëtare biometrike mund të refuzohen gjatë procesit të aplikimit, shkruan Zhurnal.mk

Kur fillon funksionimi i ETIAS?

Sistemi pritet të bëhet funksional në tremujorin e katërt të vitit 2026. Deri atëherë, qytetarët nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë do të vazhdojnë të udhëtojnë në BE pa këtë autorizim.

ETIAS nuk është vizë, por një leje elektronike udhëtimi, e krahasueshme me sistemin ESTA të SHBA-së, dhe do të jetë e obligueshme për të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë në BE për turizëm, biznes apo tranzit, shkruan Zhurnal.mk

Autoritetet evropiane bëjnë thirrje që qytetarët të përgatiten paraprakisht dhe të mos presin deri në momentin e fundit për aplikim, pasi procesi i verifikimit mund të zgjasë deri në 96 orë, në raste të caktuara edhe më gjatë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedoni dy te tretat e gati 10 milione eurove per zgjedhjet jane te destinuara per media per reklama politike 689859faf3245
Lajmi i mëparshëm

Maqedoni, dy të tretat e gati 10 milionë eurove për zgjedhjet janë të destinuara për media për reklama politike

shkoder 61 vjecari perplas policin ne vizat e bardha 68986870e2b7f
Lajmi i radhës

Shkodër/ 61-vjeçari përplas policin në vizat e bardha

Të fundit nga

ShkoLartë