etf te bitcoin regjistrojne diten e 13 te me radhe me hyrje 685ebdee6c400

ETF-të Bitcoin regjistrojnë ditën e 13-të me radhë me hyrje

June 27, 2025
1 minut lexim

Fondet e tregtueshme në bursë të Bitcoin regjistruan ditën e 13-të me radhë të të hyrave për herë të parë që prej Dhjetorit 2024.

Gjatë pothuajse dy javëve 2.9 miliardë dollarë janë investuar në këto ETF duke krijuar sentiment pozitiv ndërsa qartësia rregullatore e aseteve dixhitale në fjalë po shtohet dita ditës.

Të Enjten u regjitruan të hyrat më të larta prej 588 milionë dollarësh për muajin Qershor ndërsa këtë javë hyrë 1.2 miliardë dollarë në total.

ETF-ja IBIT e BlackRock udhëhoqi me 163.7 milionë dollarë të hyra ditën e Enjte ndërsa FBTC i Fidelity 32.9 milionë dollarë dhe Bitwise BITB me 25.2 milionë dollarë.

ETF-të e tjera të Ark dhe Invesco regjistruan të hyra modeste.

Flukset e qëndrueshme tregojnë një interes në rritje nga institucionet për produktet e investimit në kriptomonedha, veçanërisht ndërsa menaxherët e ETF-ve gjithnjë e më shumë kryejnë blerjet përmes kanaleve jashtë bursës për të minimizuar ndikimin në çmim. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si i perdori shba ja bombat depertuese ne objektet berthamore te iranit 685ebc4a587da
Lajmi i mëparshëm

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

ererat e forta demtojne rrjetin elektrik keds kater shtylla te hekurta u rrezuan ne viti 685ec316680d2
Lajmi i radhës

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS: Katër shtylla të hekurta u rrëzuan në Viti

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë