eshte vendosur stacion mates ne trubareve i cili do te jete ne funksion 24 ore 68c6fb4eb8c7c

Është vendosur stacion matës në Trubarevë i cili do të jetë në funksion 24 orë

September 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot sërish realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike  e djegur në Trubarevë, ku sot është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.

Mexhiti, siç informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me kërkesë të të cilit është vendosur ky stacion matës, ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ivana Ginovska, dhe rektori i Universitetit “Goce Dellçev” nga Shtipi, prof. dr. Dejan Mirakovski. 

large

Ministri Mexhiti gjatë vizitës bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental.

“Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes bashkëpunimit ndërinstitucional. Matjet do të realizohen çdo ditë, 24/7, për të ndjekur cilësinë e ajrit dhe për të informuar me kohë opinionin publik, i cili do të ketë mundësi t’i ndjekë të dhënat në kohë reale”, theksohet në komunikatë. 

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lista e keshilltareve te propozuar nga ana e vlen per zhelinen 68c6f4b50b709
Lajmi i mëparshëm

Lista e këshilltarëve të propozuar nga ana e VLEN për Zhelinën

mbyllet afati per dorezimin e kandidaturave per kryetar dhe keshilltar komunal 68c6fbf27cf6e
Lajmi i radhës

Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal

Të fundit nga

ShkoLartë