eshte nje tragjedi e rende cifti plaka ne roskovec u vra me arme gjahu nga ish dhendri banoret e fshatit u shua nje shtepi iken ne moshe te re 6a64870f6dfec

“Është një tragjedi e rëndë”/ Çifti Plaka në Roskovec u vra me armë gjahu nga ish-dhëndri, banorët e fshatit: U shua një shtëpi, ikën në moshë të re

July 25, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

Një 35-vjeçar, Nertil Buzi, qëlloi për vdekje me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën, dhe më pas u vetëvra.

Sot familjarë, miq dhe qindra banorë po i japin lamtumirën e fundit dy bashkëshortëve, Arben dhe Belere Plaka në varrezat e fshatit.

“Është tragjedi e rëndë, s’kemi çfarë të flasim. Se besonim se do përfundonte deri këtu. Çifti kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Çfarë të themi më tepër. Edhe familjen e autorit i njohim. Ata kanë pasur shkuarje si krushqi”, është shprehur një ngha banorët e fshatit.

“Duhet t’i kishin rregulluar më para muhabetet. U shua një shtëpi. Nuk ishte gjë e mirë, ikën në moshë të re”, shtoi një tjetër pak para përcjelljes për në banesën e fundit të çiftit Plaka.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk mund te besoj qe ka njerez ne kosove qe mbrojne njerezit e serbise gjinovci kritikon ashper kgjk ne kerkon tu 6a648693ad7c2
Lajmi i mëparshëm

“Nuk mund të besoj që ka njerëz në Kosovë që mbrojnë njerëzit e Serbisë”, Gjinovci kritikon ashpër KGJK-në, kërkon t’u…

gjermania ne ndryshim ku hapen vendet e reja te punes 6a648788898b2
Lajmi i radhës

Gjermania në ndryshim: ku hapen vendet e reja të punës?

Të fundit nga

ShkoLartë