eriksen planifikon te kthehet ne danimarke pas perfundimit te karrieres 694daef38ac3e

Eriksen planifikon të kthehet në Danimarkë pas përfundimit të karrierës

December 25, 2025
1 minut lexim

Futbollisti danez, Christian Eriksen, ka deklaruar se dëshiron të kthehet në vendlindje me familjen kur ta ketë vendosur përfundimin e karrierës.

Edhe pse ka kaluar pothuajse njëzet vjet duke luajtur për disa nga klubet më të mëdha evropiane, Eriksen ka mbajtur një lidhje të fortë me Danimarkën. Ai aktualisht jeton në Gjermani me familjen e tij, pasi këtë verë nënshkroi kontratë me Wolfsburg deri në vitin 2027. Por e ardhmja e tij pas futbollit do të jetë në vendin e lindjes.

“Danimarka është shtëpia jonë. Atje mund të jemi në paqe dhe të jetojmë normalisht”, ka thënë ai në një intervistë për “Wolfsburger Allgemeine”.

Ai ka shtuar se danezët e duan futbollin, por gjithashtu respektojnë privatësinë e individëve. Eriksen ka lënë Odense si gjashtëmbëdhjetë vjeçar kur kishte nënshkruar me Ajax, duke nisur rrugëtimin e tij të gjatë në futbollin evropian.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

si u grabiten taksat e shqiptareve ola xama tregon skemen e bankers per te cuar parate jashte 694dae9629c62
Lajmi i mëparshëm

Si u grabitën taksat e shqiptarëve/ Ola Xama tregon skemën e “Bankers” për të çuar paratë jashtë

aksident i rende ne aksin levan tepelene humb jeten gjate transportit per ne spital 16 vjecari 694dafa355d35
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën gjatë transportit për në spital 16-vjeçari

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë