erando karabeci rikthehet te tirana 6880e623e1edc

Erando Karabeci rikthehet te Tirana

July 23, 2025
1 minut lexim

Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Tiranës. Pas eksperiencës prej disa sezonesh te Teuta, mesfushori rikthehet në kryeqytet, pikërisht në ekipin ku qëndroi për një dekadë, duke mbajtur gjithashtu shiritin e kapitenit.

Në seancën e fundit stërvitore, mesfushori nuk ishte i pranishëm, por sipas informacioneve, lojtari do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, aty ku Tirana do të zhvendoset në Greqi për të kryer fazën përgatitore për disa ditë.

Presidenti Halili zhvilloi një takim me 36-vjecarin ku palët ranë dakord për një kontratë 1-vjeçare dhe vetë mesfushori ka shprehur dëshirën që pas përfundimit të sezonit, ta mbyllë karrierën te Tirana.

Një përforcim që më tepër ka peshë jashtë fushës së lojës, pasi me largimet e Përgjonit dhe Micit dy nga kapitenët e skuadrës, Karabecit i del detyra që të ruajë ekuilibrat në dhomat e zhveshjes. Me Tiranën, Karabeci u shpall kampion në sezonin 2019-2020, tre kupa dhe po kaq e Superkupa, e një trofe të Kategorisë së Parë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne bulqize dy te vdekur dhe nje i lenduar 6880e5ada1f3c
Lajmi i mëparshëm

​Aksident i rëndë në Bulqizë, dy të vdekur dhe një i lënduar

kushtetuesja thote se po i shqyrton lendet e pdkse e ldkse per veprimet e deharit 6880e6274f4a8
Lajmi i radhës

Kushtetuesja thotë se po i shqyrton lëndët e PDK’së e LDK’së për veprimet e Deharit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë