epopeja e jezercit ahmeti liria eshte amaneti i deshmoreve e pergjegjesia jone 68d926562182f

Epopeja e Jezercit, Ahmeti: Liria është amaneti i dëshmorëve e përgjegjësia jonë

September 28, 2025
1 minut lexim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në Epopenë e Jezercit.

Ai tha se Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, përkujton se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësi e popullit.

Ndër të tjera, në një postim në Facebook, Ahmeti tha se dëshmorët me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë.

“Sot, në Ferizaj, u bashkuam për të nderuar bijtë dhe bijat më të shtrenjtë të kombit: dëshmorët që me gjakun dhe jetën e tyre i dhanë kuptim lirisë sonë. Epopeja e Jezercit, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt dhe kujtimi i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin, na kujtojnë se liria është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë”.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Epopesë së Jezercit! Nderim i përjetshëm për Gjeneralin Imri Ilazi – Komandant Ferrin!”, ka shkruar Ahmeti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

washington post vizitoni shqiperine destinacioni qe permbush cdo pritshmeri 68d9243bb6b51
Lajmi i mëparshëm

“Washington Post”: Vizitoni Shqipërinë, destinacioni që përmbush çdo pritshmëri

vendimi i selena gomez per dasmen shkakton percarje familjare 68d92773dbde0
Lajmi i radhës

Vendimi i Selena Gomez për dasmën shkakton përçarje familjare

Të fundit nga

ShkoLartë