enrique lavderon psg ne pas fitores ndaj barcelones 68de2c17dc658

​Enrique lavdëron PSG-në pas fitores ndaj Barcelonës

October 2, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës së tij pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

PSG përmbysi disavantazhin e golit të shënuar nga Ferran Torres, me Senny Mayulu që barazoi në minutën e 38-të dhe Goncalo Ramos që shënoi golin e fitores në fund të takimit.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, sidomos pjesa e dytë ku ishim më të mirë,” tha Enrique, duke lavdëruar paraqitjen e Nuno Mendes dhe debutuesit Mayulu.

Pavarësisht mungesës së lojtarëve të rëndësishëm si Marquinhos, Dembele dhe Kvaratskhelia, PSG siguroi një fitore të madhe në Barcelonë.

“Ky rezultat është i rëndësishëm për vetëbesimin tonë,” shtoi trajneri spanjoll.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacioni i spak ne durres arrestohet vellai i deputetit te partise socialiste 68de2bb4f4193
Lajmi i mëparshëm

Operacioni i SPAK në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të Partisë Socialiste

sami lushtaku dhe vendimi per mosarrestim top tri deklaratat e zyrtarit amerikan ne hage ne mbrojtje te thacit 68de2c25482d8
Lajmi i radhës

“Sami Lushtaku dhe vendimi për mosarrestim” – Top tri deklaratat e zyrtarit amerikan në Hagë në mbrojtje të Thaçit

Të fundit nga

ShkoLartë