enrique flet per ndeshjen kunder barcelones 68b21df524d2a

Enrique flet për ndeshjen kundër Barcelonës

August 29, 2025
1 minut lexim

Luis Enrique ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, ku mes të tjerash, bashkë me PSG-në do të ballafaqohet me Barcelonën.

Enrique ka çmuar lart ish-ekipin e tij, duke thënë se emocionet për këtë ndeshje janë të përziera.

“Të përballesh me Barcelonën në Ligën e Kampionëve? Është një ndjenjë pozitive dhe negative në të njëjtën kohë.

Të kthehesh në Barcelonë është e veçantë, është shtëpia ime. Të luash kundër Barçës është gjithashtu e veçantë, sepse është një klub me lojtarë shumë cilësorë dhe futboll sulmues të shkëlqyer” u shpreh Enrique.

Ai tregoi edhe përse i dhemb të ballafaqohet me katalunasit.

“Nëse flas nga zemra, më dhemb të përballem me klubin që më ndihmoi më shumë. Është gjithmonë e vështirë dhe nuk jam i lumtur për këtë përballje. Është një ndjenjë e komplikuar për t’u shpjeguar” shtoi ai.

Enrique udhëhoqi Barcelonën për tri sezone, e që rezultuan tejet të suksesshme për ekipin.

bashkë me blaugranasit, ai fitoi 9 trofe, përfshirë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shqiperia mes vendeve me te bukura te europes dhermiu pershkruhet si alternative ndaj kroacise dhe greqise 68b21d9725950
Lajmi i mëparshëm

“Shqipëria, mes vendeve më të bukura të Europës”, Dhërmiu përshkruhet si alternativë ndaj Kroacisë dhe Greqisë

ushtaret gjermane te kfor it organizojne ekspozite armesh ne bondsteel per koleget amerikane 68b21e000574a
Lajmi i radhës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it organizojnë ekspozitë armësh në Bondsteel për kolegët amerikanë

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë