enrique e mrekullueshme te luash ne finalen e kupes interkontinentale 69427a3353307

Enrique: E mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Interkontinentale

December 17, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur me entuziazëm në konferencën për media në prag të finales së Kupës Interkontinentale ndaj Flamengos, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00 në Doha.

“A mund të jetë PSG klubi i parë francez që fiton Kupën Interkontinentale? Nuk e dija këtë statistikë, por ne e dimë rëndësinë e kësaj finaleje. Është e mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Ndërkontinentale”, deklaroi trajneri spanjoll, duke theksuar rëndësinë historike të këtij dueli.

Strategu spanjoll shtoi se skuadra ka bërë gjithçka të nevojshme për të arritur në këtë fazë dhe se finalja përfaqëson një vazhdimësi të punës dhe përvojës së fituar gjatë sezonit të kaluar.

“Kemi kujtime shumë pozitive nga ky vit. Ky sezon ka qenë i rëndësishëm për ne për të kapërcyer atë që kemi kaluar më herët. E shoh këtë moment si një vazhdim të asaj që përjetuam sezonin e kaluar”, u shpreh ai.

Në fund, tekniku i PSG-së nënvizoi rëndësinë e finales për të gjithë klubin.

“Ka ardhur koha për të luajtur në finale dhe është e rëndësishme për ne si ekip, si klub dhe për tifozët tanë. Jemi të lumtur që kemi këtë mundësi”, përfundoi Enrique.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrau kolegun ne komisariat gjykata e larte le ne fuqi denimin me 30 vite burg per ludjan zaimi 694279d4a7856
Lajmi i mëparshëm

Vrau kolegun në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ludjan Zaimi

vrau me arme kolegun brenda komisariatit gjykata e larte le ne fuqi denimin me 30 vite burg per policin ludjan zaimi 69427ae350eb2
Lajmi i radhës

Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi

Të fundit nga

ShkoLartë