ende nuk kemi arritur ku duam skam koment per granit xhaken leon avdullahu flet pas fitores ne slloveni 69197f994be35

“Ende nuk kemi arritur ku duam, s’kam koment për Granit Xhakën”, Leon Avdullahu flet pas fitores në Slloveni

November 16, 2025
1 minut lexim

Mesfushori Leon Avdullahu thotë se Kosova ende nuk ka arritur aty ku synon, ndërsa e vlerësoi si historike pjesëmarrjen në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.

Avdullahu ndër të tjera refuzoi të komentojë deklaratat e Granit Xhakës, të cilit vetëm i uroi suksese.

Në një intervistë për telegrafin pas ndeshjes, ai qëndroi me këmbë në tokë – ku ndër të tjera shtoi se do të japin 100 për qind në secilën ndeshje.

“Kam ardhur për Kosovën me luajtur sepse jam shqiptar, por paraqitja është e tërë ekipit”.

“Është arritje shumë e madhe, historike. Por ende nuk kemi arritur aty ku duam të arrijmë. Kemi forcë dhe këtë e kemi dëshmuar, por besoj se do të japim 100 për qind si në grupe”.

I pyetur për Zvicrën dhe Granit Xhakën, Avdullahu shtoi se duhet revansh ndaj “Helvetikëve” për ndeshjen e parë.

“Loja e parë nuk u kanë më e mirë ndaj Zvicrës, e duhet me ua kthy edhe atyre diçka. Xhaka? S’kam ndonjë koment, veç i uroj suksese”.

Kujtojmë, përballja mes Zvicrës dhe Kosovës zhvillohet të martën me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

liverpool echo 1939 nepunesi anglez ju rrefej udhetimin tim ne shqiperi pak dite para pushtimit nga italia 69197f3b216c5
Lajmi i mëparshëm

Liverpool Echo (1939) / Nëpunësi anglez : “Ju rrëfej udhëtimin tim në Shqipëri pak ditë para pushtimit nga Italia”

ovl e uck se proteston sot ne strasburg 69197fa0eb3b6
Lajmi i radhës

OVL e UÇK-së proteston sot në Strasburg

Të fundit nga

ShkoLartë