ende ka zjarr ne dy lokacione ne rajonin e velesit dhe ne makedonski brod zjarri ne dojranit eshte vene nen kontroll 68774d59a6d27

Ende ka zjarr në dy lokacione – në rajonin e Velesit dhe në Makedonski Brod, zjarri në Dojranit është vënë nën kontroll

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 korrik – Deri në orën 08:00 mëngjesin e sotëm janë evidentuar 21 zjarre, prej të cilave dy janë aktive, një është nën kontroll dhe 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarri është aktiv në fshatrat Xhidimirc – Krushje – Ivankovc në Komunën e Velesit, ku po digjet një pyll i përzier, si dhe në Komunën e Makedonski Brod midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë, Krapë dhe Sllatinë, ku zjarri ka përfshirë një pyll me lisa të degraduar, shkurre dhe bimësi e ulët.

Nën kontroll është vënë zjarri në fshatin Nikoliç në Komunën e Dojranit për shuarjen e të cilit dje u angazhuan edhe dy aeroplanë Er Traktor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse lulet humbasin ngjyren riktheni freskine e tyre me tri keshilla te provuara 687744357f92f
Lajmi i mëparshëm

Pse lulet humbasin ngjyrën? Riktheni freskinë e tyre me tri këshilla të provuara

u gjet i pajete nga familjaret dyshohet se 91 vjecari u vetevar ne banese 687756ba3fcdb
Lajmi i radhës

U gjet i pajetë nga familjarët, dyshohet se 91-vjeçari u vetëvar në banesë

Të fundit nga

ShkoLartë